Report TV - Durrës, sekuestrohen 10 kallëpe tritoli, dy të rinj në pranga

Report TV 2016-02-20

Views 19

DURRËS- Një sasi lënde eksplozive është sekuestruar këtë të premte gjatë operacionit të koduar ?Saldatori?. Ndërsa dy persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Durrësit, janë arrestuar dy të rinjtë Haxhi Aruçi 19 vjeç dhe Adis Shera 22 vjeç, të dy banues në Maminaz. Dy të rinjtë u arrestuan pas një hetimi 1 mujor nga Seksioni i trafiqeve të paligjshme pasi u kapën në parkingun e një lokali në zonën e Maminasit pranë autostradës Tiranë-Durrës, teksa po zbrisnin nga automjeti ku do të shisnin lëndë eksplozive, tek disa persona tashmë të identifikuar nga policia.

Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi 10 kallëpe me lëndë eksplozive të dyshuar si ?tritol?, 7 kapsolla detonatore elektrike, automjeti tip Peugeot me targa AA 607 ER dhe 2 telefona celularë.

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.

Share This Video


Download

  
Report form