TIRANE-Me kërkesë të policisë së Tiranës pas një hetimi një vjeçar gjykata ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive me vlerë 3.7 mln euro të dy vëllezërve Edmond dhe Shkëlzen Hoxha 42 vjeç dhe 43 vjeç, banues në Tiranë me rekorde kriminale për vrasje, drogë dhe prostitucion në Belgjikë. Të dy vëllezërit i kanë përfunduar dënimet në Belgjikë dhe tani janë të lirë.
Policia deklaron se Shkëlzen Hoxha ka rekorde kriminale në Belgjikë, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale ?Trafikimi i grave për prostitucion? dhe ?Substancat narkotike".
Po sipas policisë, Edmond Hoxha ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen ?GIRANA? të vitit 2008, për veprat penale ?Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion? dhe ?Pjesëmarrje në organizatë kriminale?.
Në këtë dosje Edmond Hoxha ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale ?Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit?.
Pasuria e sekuestruar
4 apartamente në Tiranë
2 apartamente në Sarandë
1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë
1 njësi tregtare
1 palestër
7 garazhe
2 aktivitete biznesi në Tiranë
4 automjete BMW X5
Llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dytë
Hetimi për pastrimin e parave vijon. Policia njofton se në funksion të planit operacional ?Investimi?, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë po punohet për të identifikuar/zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre vëllezërve dhe familjarëve të tyre, të cilat mund t?i kenë në emër të personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.