Ora News - Vrasja e Devi Kasmit, burg 4 të dyshuarve, greku ofron garanci pasurore

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës la në burg katër të arrestuarit e dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që kryen ekzekutimin edhe të Devi Kasmit. Të pandehuerit i kanë muhuar akuzat, ndërsa shtetsi grek afroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë e cila nuk u pranua nga gjykata

Ky është Eftimi Eftimius, ish-polici grek 43 vjeçar, i cili akuzohet si ekzekutori i Devi Kasmit. Së bashku me tre të akuzuarit e tjerë, ai ka dale para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi "arrest me burg" për të gjithë të dyshuarit si të përfshirë në ekzekutimin e 41 vjeçarit. Kërkesa u miratua nga gjykata në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorit.

Por burime brenda seancës bëjne me dije se asnjë prej të arrestuarve nuk i ka pranuar akuzat. shtetasi grek i ka afruar gjykatës edhe garanci pasurore por edhe kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtarja Adriana Bera. Pas seancës avokati i shtetasit grek, Sajmir Visha ka mohuar që klienti i tij të kishte lidhje me vrasjen.

Visha: Vetë ai është tepër i befasuar dhe i habitur pasi nuk ka asnjë dyshim apo provë dhe nuk e lidh asgjë me faktin të cilën ai akuzohet dhe lidhje me ngjarjen e datës 29 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Devi Kasmi. Ne do të jemi rigorozë që ky hetim të mbarojë sa më shpejt. Nuk e lidh asgjë me faktin për të cilën ai ka marrë atë masë sigurie.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-devi-kasmit-gjykata-jep-arrest-me-burg-4-te-arrestuarit

Share This Video


Download

  
Report form