Vrasja e Devi Kasmit, hetimi kalon te Krimet e Renda

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Vrasja e Devi Kasmit do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Prokuroria e kryeqytetit ka shpallur moskompetencë për ekzekutimin e 29 Janarit, me argumentin se ajo është organizuar nga një grup i strukturuar kriminal.

Hetimi i grupeve të tilla është kompetencë e Krimeve të Rënda. Këtë të premte në Gjykatën e Tiranës do të shqyrtohej kërkesa për ndryshim masë sigurisë ndaj Mario Meshinit, një nga të arrestuarit për këtë ngjarje. Por gjykatësja ia ka deleguar kërkesën Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke qenë se hetimi nuk po ndiqet nga Prokuroria e Tiranës.

41-vjeçari Kasmi, sipas hetimeve të deritanishme, u ekzekutua nga greku Efthimios Efthimiu. Sipas prokurorisë, viktima kishte zbritur nga apartamenti i tij pas një mesazhi të dërguar nga Mario Meshini. Për hetuesit ka qenë 25-vjeçari që e ka nxjerrë në pritë Kasmin.

Të arrestuar për këtë vrasje janë dhe Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari. Të tre këta persona, thotë Prokuroria, kanë ndihmuar dhe krijuar kushtet që vrasësi grek të kryejë krimin. Në kërkim vazhdon të jetë Aurel Hoxhallari, që konsiderohet si kreu i grupit. Kur ka kaluar më shumë se muaj nga kjo ngjarje hetimet nuk kanë arritur të zbulojnë ende motivin, por dyshimet kryesore janë tek prishja e pazareve për trafikun e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form