Ka përfunduar sërish me short edhe lista e tretë e 10 anëtarëve jo gjyqtarë e jo prokurorë në dy organet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.
Pavarësisht votës kundër të opozitës në parlament, mekanizmi zhbllokues në kushtetutë i mundëson 10 emrave të rinj të jenë pjesë e dy këshillave.
Por procedura e ndjekur nga kuvendi u cilësua farsë antikushtetuese.
Pavarësisht se lista e 10 anëtarëve që nuk vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë do të konsiederohet e miratuar në seancën e së enjtes, ngritja e dy këshillave nuk do të jetë e mundur.
Të paktën deri në përfundim të Vettingut që do të përzgjidhen nga lista me 36 kandidatë, 12 anëtarët gjyqtarë e prokurorë, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procedurën që prej datës 15 janar.
ANËTARËT E KLGJ
Rradhët e Avokatisë
Fatmira Luli
Alban Toro
Trupa e Pedagogëve
Erjon Muharremaj
Maksim Qoku
Shoqëria Civile
Laureta Llagami
ANËTARËT E KLP
Rradhët e Avokatisë
Nurian Seiti Metaj
Tartar Bazaj
Trupa e Pedagogëve
Gent Ibrahimi
Sandër Beci
Shoqëria Civile
Alfred Balla