Ora News - Opozita voton kundër, Kuvendi rrëzon listën e kandidatëve për KLP dhe KLGJ

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lista për anatarët jo magjistratë për KLGJ e KLP nuk pati fatin të miratohet në parlament dhe kjo pasi opozita votoi në bllok kundër, vendim ky i paralajmëruar edhe më parë.

Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, pra 93 vota të cilat nuk plotësuan. Pas votimit lista për anëtarë Këshillit të Lartë GJyqësor mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim.

Të njëjtin fat pati edhe lista me kandidatët Këshillit të lartë tëProkurorosë e cila mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim .

Në bazë të ligjit për organet e qeverisjes së gjyqësorit pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet duke nisur nga komisioni 'Ad Hoc'.

Brenda 48 orëve duhet të mblidhet komisioni për ta hedhur sërish në short listën e re. Neni 147 i kushtetutës përcakton se nëse dhe në votimin e dytë anëtarët nuk miratohen, komisioni Ad Hock përzgjedh sërish 10 kandidatë, të cilët duhet të miratohen pavarësisht votave në parlament.

Në seancën e kesaj te enjteje u miratuan disa projektligje, mes tyre edhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kuvendi-rrezon-listen-e-kandidateve-klp-dhe-klgj

Share This Video


Download

  
Report form