Report TV - Përmbytjet në Vlorë, flet për Report TV kryetari i bashkisë Dritan Leli

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u shpreh gjatë një prononcimi për Report Tv se pritet rritje e nivelit të Vjosës, i cili tashmë ka dalë nga shtrati, si rrjedhojë e reshjeve intensive në veri të Greqisë. Ai i bëri apel të banorëve që të qëndrojnë në gatishmëri për t'u evakuuar, ndërsa theksoi se deri tani janë larguar 17 familje banesat e të cilave janë përmbytur ngu jërat e Vjosës.

"Pritet rritje e prurjeve të Vjosës, banorët të largojmë gjënë e gjallë. Për të minimizuar dëmet se tanimë kemi vazhdimisht reshje të këtij niveli. Prurjet kanë qenë të vazhdimësi në rritje. Presim që në orët në vijim të ketë rritje të nivelit të Vjosës për shkak të reshjeve të shiut në Janinë dhe shkrirjes së dëborës.

Kemi evakuuar 17 familje. Shumica e familjeve të evakuara nuk pranojnë të strehohen në ambientet e përcaktuara nga Bashkia, por shkojnë te të afërmit e tyre ose zhvendosen në katet e larta të banesave", u shpreh Leli.

Share This Video


Download

  
Report form