Report Tv- Dritan Leli propozon Romana Vlahutin si qytetare nderi të Vlorës

Report TV 2018-07-26

Views 0

Në Bashkinë e Vlorës një nga pikat e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi për dhënien e titullit "Qytetar nderi i Vlores" për ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli ka kërkuar votimin në unanimitet për këtë vendim, lidhur me një nga figurat siç e ka cilësuar Leli, më të rëndësishme për Shqipërinë dhe Vlorën.

"Kam qenë unë propozuesi i ketij vendimi,"- ka thne Leli,- "Sepse e konsideroj personalitetin më të spikatur që ka lënë gjurmë në politikën shqiptare, por mbi të gjitha që ka lënë gjurmë në ato ç?ka janë investuar në Vlorë nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, veçanërisht për ndërtimin e shëtitores ?Lungomare?."

Share This Video


Download

  
Report form