Report TV - Gjirokastër, Rami flet për sherrin me grushte ku u qëllua nën/kryetari i bashkisë

Report TV 2018-05-14

Views 1

GJIROKASTËR-Një debat mes n/kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të Prefekturës ka përfunduar në dhunë brenda institucionit. Sipas burimeve të Report Tv, zyrtari i Prefekturës për çështjen e kullotave Shefqet Alikaj debatoi me n/kryetarin e bashkisë Aurel Lapaj në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas e goditi me grushte.

Sipas gazetarit të Report Tv në Gjirokastër Piro Nase, Aurel Lapaj pas ngjarjes ka shkuar i gjakosur duke bërë denoncimin në komisariat, ndërsa punonjësi i Prefekturës ende nuk është ndalur. Kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami përmes një deklarate për mediat dënoi dhunën e ushtruar, ndërsa kërkoi që autori të vendoset para drejtësisë sa më shpejt.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Gjirokastër. Aurel Lapaj është goditur dhe dhunuar në zyrën e tij. Vlerësoj bashkëpunimin me policinë dhe i bëj thirrje organit të akuzës që të zbardhë ngjarjen dhe ta vendosë para drejtësisë.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami
Prefektura drejtohet nga PS, ndërsa bashkia e Gjirokastrës nga Zamira Rami, përfaqësuese e zgjedhur nga radhët e LSI.

Share This Video


Download

  
Report form