Emergjencat,Prenci: Nuk rrezikohet që të përsëriten përmbytjet e fundvitit të kaluar

Report TV 2018-05-11

Views 0

Shefi i Emergjencave, Shemsi Prenci në një intervistë për Report Tv për situatën nga reshjet e dendura në 24 orët e fundit, ka deklaruar se në mesnatë do të ulet intensiteti i shiut, ndërsa do të fillojë dëbora në zonat malore. Shemsi Prenci është shprehur se nuk rrezikohet që të përsëriten përmbytjet e fundvitit të kaluar, pavarësisht situatës së përkeqësuar në Jug të vendit.
?Ka fryrje të disa lumenjve, me përjashtim të Viroit që ka dalë nga shtrati. Në ditën e sotme ka pasur furtunë në Vlorë, Dibër dhe Shkodër, ka pasur rrëshqitje të tokës në disa segmente. Pushteti vendor ka ngritur shtabet dhe në bashkëpunim me firmat janë marrë masat për të mbajtur hapur segmentet, sot pasdite ka pasur probleme në Zall Bastar.

Personat që ndodheshin në dy makinat në Zall Bastar të bllokuar janë evakuuar. OSHE është në terren dhe po punon për të rivendosur në punë linjat elektrike. Në Ministri janë vendosur në gatishmëri grupet për zonat ku pritej që të kishte probleme nga Veriu në Jug.

Share This Video


Download

  
Report form