Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka lëshuar alarmin sot lidhur me situatën e përkeqësuar të përmbytjeve në rrethin e Shkodrës.
Prençi deklaroi se duhet që të shpallet gjendja e emergjencave pjesore.
Prençi u shpreh se në zonat që ndodhen nën ujë ?ka argjinatura të demtuara , lëvizja e qytetarëve dhe gjësë së gjallë nuk është e lirë dhe situata e natës nuk dihet çfarë sjell. Kemi 72 orë në dispozicion për të treguar veten nëse vlejmë apo dështojmë?.
Prençi i drejtoi një thirrje edhe prokurorit të Shkodrës: ?Kërkoj prokurorin e rrethit këtu. Janë ndërtuar vepra publike me kosto duke bllokuar kanale kulluese?.