Report TV - Shkolla në Gjirokastër me tualete të bllokuara që prej vitit të kaluar

Report TV 2017-06-04

Views 0

GJIROKASTËR-Shkolla fillore ?Naim Frashëri në Gjirokastër që prej tetorit të vitit të kaluar nuk ka tualete.

Një situatë të pazakontë po përjetojnë 560 nxënës të shkollës 9-vjecare, pasi atyre u duhet të qëndrojnë për orë të tëra në siklet për shkak të mungesës së tualeteve.

Shpesh herë atyre u duhet të marrin leje për t?u larguar nga shkolla në mënyrë që të shkojnë në shtëpi për të kryer nevojat personale.

Natyrisht që edhe mësuesit po përjetojnë një situatë të vështirë pasi edhe atyre u duhet të shkojnë në lokale aty rrotull ndërkohë që janë të kushtëzuar që të paguajnë edhe kafen për të kryer nevojat e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS