Ora News - Opozita bllokon foltoren, Ruçi përjashton nga seanca Edmond Spahon

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca e sotme kryetarin e grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, kur Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Spahos, pasi ai po fliste për esktradimin e Nezar Seitit.

Ruçi i tha se kjo çështje është jashtë rendit të ditës. Në këto momente deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Ndërkohë ka pasur edhe debate mes kryeparlamentarit Ruçi dhe kryetarit demokrat Lulzim Basha.

Përplasja në Kuvend

Spaho: Zoti kryetar në vend ka ndodhur një skandal i madh, i paprecedent ku dëshmitari i vetëm dhe kryesor i dosjes Habilaj-Tahiri Nazer Seiti në kundërshtim me përcaktimet ligjore është ekstraduar në drejtim të Italisë. Përcaktimet ligjore e ndalojnë ekstradimin e personave që janë arrestuar dhe janë në hetim për cështje në Shqipëri

Ruçi: Futu në procedurë zoti Spaho. Mos ma ngrini dorën ashtu ju

Spaho: Ekstradimi...

Ruçi: Ndërpritet, është jashtë rregullores...Ulu poshtë, ulu poshtë, mos bëj si alabak dhe mos i prek punonjësit e shërbimit. Ju paralajmëroi, mos bëj si alabak, por bëj liderin të thashë. Mos prek punonjësit e shërbimit.

(Basha flet pa mikrofon)

Ruçi: Zoti Basha të përalajmëroj, ndërpritet seanca

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-bllokon-foltoren-nderpritet-seanca

Share This Video


Download

  
Report form