Basha bllokon foltoren, Ruçi e perjashton

RTV KLAN 2018-05-03

Views 0

Seanca plenare e kësaj të enjte nisi me tension. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, u detyrua t?i ndërpresë punimet 5 herë për shkak se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bllokoi foltoren në shkelje të rregullores.

Kryedemokrati Basha kërkoi që në seancë të zhvillohej debati per projektvendimin që i hap rrugë ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore edhe pse në Konferencën e Kryetareve ishte rënë dakord që debati të shtyhej për javën e ardhshme, vendim pro të cilit u shpreh edhe pjesa tjetër e opozitës, Levizja Socialiste për Integrim. LSI votoi edhe kundër propozimit të demokratëve për ta zhvendosur debatin pasdite, duke mbështetur spostimin për javën e ardhshme. Por Basha, pavarësisht sqarimeve të dhëna se gjithçka ishte në përputhje me rregulloren, këmbënguli që debati të zhvillohej o sot o s?ka.

Lulzim Basha: ?Ky biçim parlament po degradon nga dita në ditë. Mblidh tani konferencën e kryetarëve dhe vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet një javë debati. Ne këtë nuk ta lejojmë Gramoz, ndaj pezullo seancën, mblidh konferencën e kryetarëve, mbani përgjegjësi. Shqiptarët presin sot debatin?.

Edhe LSI ra dakord që të shtyhet për javën e ardhshme. Por Lulzim Basha insistoi dhe bllokoi foltoren, çka e detyroi kryetarin e kuvendit, që pas disa paralajmerimesh, të vendosë përjashtimin e tij.

Pavarësisht përjashtimit, Basha me deputetët e grupit të tij parlamentar vendosën të qëndrojnë pranë foltores. Atyre iu bashkua edhe ish-kryeministri Berisha.

Nga situata e krijuar, kryetari i kuvendit Ruçi, e shtyu seancën për në orën 18:00 të pasdites.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form