Ora News - Aktorja Luiza Xhuvani rikthehet në teatër me profilin e nënës vrasëse

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luiza Xhuvani mbetet një aktore me shumë pushtet në teatër. Nuk është më çudi që gjithë kërkimet e saj të viteve të fundit janë energji për të kuptuar përmes roleve se si funksionojnë raportet familjare, veçanërisht ato prindër-fëmijë.

Luiza Xhuvani i shkon deri në fund eksplorimit të raporteve familjare. Pas roleve të antikitetit grek si Andromaka dhe Elektra, apo edhe Hamleti e Lukrecia Borxha, ajo rikthehet me 'Medean', një kryepersonazh kontroversal, sërish nga Euripidi.

Xhuvani vazhdon të ruajë në mënyrë kategorike kodin e heshtjes për median. Por Ora News i ka marrë një prononcim të parë regjisorit grek Dimitris Milonas.

Dimitris Mylonas: "Medea është një vepër e pakohë. Mesazhet që përcjell mbi pushtetin, mashtrimin dhe krimin e bëjnë një vepër universale për të sotmen dhe të nesërmen."

Profili i nënës vrasëse që hakmerret ndaj të shoqi, Jasonit e që për hir të pasionit të mashtruar vret fëmijët e saj, ka qenë hisorikisht një subjekt i treguar dhe ritreguar nga dramaturgët në të gjitha kohërat.

Dimitris Mylonas: "Teatri që unë preferoj të bëj respekton veprën e Euripidit. Në drejtim të formës ne nuk po kërkojmë të vëmë në skenë një pjesë klasike dhe as moderne. Jemi përqendruar tek loja e aktorit, këtu dhe tani, në këtë realitet. Pra na intereson të jemi sa më të vërtetë."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aktorja-luiza-xhuvani-rikthehet-ne-teater-me-profilin-e-nenes-vrasese

Share This Video


Download

  
Report form