Report TV - ‘Ditari i Ana Frank’ tek Metropoli, aktorja: Në teatër po sjellim të rinjtë

Report TV 2019-05-24

Views 0

Dëshira për të mos harruar të shkuarën, për të mos përsëritur ngjarje që kanë lënë gjurmë të rënda në shoqërinë njerëzore ka bërë që, edhe këtë sezon artistik shfaqja ?Ditari Ana Frank? me regji nga Armela Demaj, të ngjitet në skenën e Teatrin e Metropolit. Përplasjet mes shteteve të ndryshme, terrorizimi në Lindjen e Mesme e bëjnë edhe më të fortë dëshirën për ruajtjen e memories kolektive, teksa sheh se në atë dhomë të vogël e të mobiluar me objekte të vjetra, jetojnë tetë persona së bashku, të cilët sjellin holokaustin që iu bë 6 milionë hebrenjve para 60 vitesh. Mes tyre luan edhe aktorja Klodiana Keço, e cila në rrëfen eksperiencën e saj në këtë shfaqje, që në më të paktën e vet, është punuar edhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare .

?Eksperienca ime e parë me personazhe të vërtetë historikë ka qenë tek shfaqja ?Shtrigat e Salemit? (kur isha studente). Në momentin që nisa të bëj analizën e rolit (Titubës) kuptova se kisha të bëja me një përgjegjësi shumë të madhe. Ndërsa, tek ?Ditari i Ana Frank? përgjegjësia është edhe më e madhe, sepse ditari është i shkruar nga një fëmijë 13-vjeçar. Në të është mënyra e saj të të parit luftën. Për mua ishte një përgjegjësi shumë e madhe. Ka qenë një dëshirë, që flinte tek unë, që kisha për t?u bërë pjesë e saj, qëkur e pashë. Personazhi im ka mënyrën e vet të të përballuarit të këtij presioni, por nëse rrimë edhe mendohemi, është ai lloj humori që të shkakton edhe lot, sepse ajo kërkon që të përballojë të papërballueshmen në këtë lloj situate, që është në këtë frymë mbytëse, presioni edhe përndjekje?, thotë aktorja Klodjana Keço.

Share This Video


Download

  
Report form