Kom. i Shëndetësisë banesa sociale mes kategorive përfituese edhe komunitetit LGBT

Report TV 2018-05-11

Views 0

Qeveria ka parashikuar që edhe komuniteti i LGBT-ve të përfshihen në kategoritë prioritare që do të përfitojnë banesa sociale, në bazë të projektligjit të ri. Por anëtarët e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë kërkuan më shumë arsye lidhur me përfshirjen e kësaj kategorie.

?Pse nuk specifikohen vështirësitë përkatëse? Mund të jetojnë mirë pse duhet të jenë këtu,? tha Petrit Vasili.

?Është përcaktuar si një shtresë që orientimi i tyre biologjik i tyre i bënë të diskriminuar automatikisht, pra duhet të përfshihen sepse me këto 3,4 pikat përcaktohen si dështakët e shoqërisë,? u shpreh Grida Duma.

?Ne hasim vështirësi sepse qytetarët e tjerë nuk i pranojnë këtë komunitet, ne na kanë ikur nga pallati në Berat sepse e njihte një dyqan në katin e parë, tashti ne jemi këtu dhe këto vështirësi në terren ekzistojnë, ne duhet ti pranojmë,? deklaroi Rajmonda Stefa Nëndrejtoreshë e Entit Kombëtar të Banesave.

Share This Video


Download

  
Report form