Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtëmbëdhjetë familje, banesat e të cilëve ishin në gjendje të rënduar përfituan nga projekti i rikonstruksionit të shtëpive të komunitetit egjiptian në Librazhd. Punimet i inspektoi deputeti i PS, Taulan Balla, bashkë me kryetarin e bashkisë Kastrit Gurra. Sipas Ballës projekti do të vazhdojë edhe në vazhdim.
Balla: Sot janë në proces rikonstruksioni 16 shtëpi. Unë jam shumë i sigurtë që siç po afrojnë festat e fundvitit, të gjitha këto familje të komunitetit shumë të respektuar egjiptian të Librazhdit do të kenë mundësi që festën e Vitit të Ri ta bëjnë në kushte normale.
Për kryetarin e bashkisë, kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra, e gjithë puna që është bërë në Librazhd këto dy vite nuk do të kishte asnjë vlerë pa këtë projekt që i vjen në ndihmë një shtrese që vërtet ka nevojë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruktohen-16-banesa-te-komunitetit-egjiptian-ne-librazhd/