Inaugurohet pallati me banesa sociale në Gramsh, Gjiknuri: Ky rast, shembull edhe për Tiranën

Report TV 2018-11-25

Views 6

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në qytetin e Gramshit ku mori pjesë në inaugurimin e një pallati të ri me banesa sociale ku do të strehohen disa prej banorëve të fshatit Drizë që u prekën nga projekti i ndërtimit të Kaskadës së Devollit.

?Erdha këtu për të parë përfundimet e një tjetër objekti të natyrës sociale i cili është pjesë e projektit të Devoll Hydropower në bashkëpunim me Bashkinë e Gramshit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky objekt realizon sistemimin e një pjese të banorëve që preken nga zhvillimi i projektit të Kaskadës së Devollit. Për një pjesë tjetër janë ndërtuar shtëpi të reja. Pjesa e mbetur që nuk kishte as tokë është sistemuar këtu në qytetin e Gramshit?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Share This Video


Download

  
Report form