Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, të organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Bonn të Gjermanisë. Rritja e financimeve në kuadër të përpjekjeve për të luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve të gjelbra, ishin në fokusin e kësaj Konference, ku Tirana u përzgjodh si një shembull suksesi i bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it në financimin e projekteve miqësore me mjedisin dhe që ndikojnë në lehtësimin e problemeve klimaterike.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kënaqur që puna e bërë në këto dy vite, por edhe vizioni i Bashkisë së Tiranës për të investuar në projektet miqësore me ambientin, e kanë bërë që të merret si një shembull suksesi edhe në takime të tilla kaq të rëndësishme. ?Jam shumë entuziast që Tirana është përzgjedhur nga BERZH-i si një histori suksesi për mënyrën se si ka transformuar administrimin e qytetit me një qasje më pozitive, më miqësore ndaj mjedisit, me korsi të dedikuara biçikletash. Jemi ende larg, megjithatë besoj se tashmë Tirana është një histori suksesi që meriton të vazhdojë në këtë drejtim?, tha Veliaj.
Ai veçoi vendimin e Bashkisë së Tiranës për të testuar dhe për të revolucionarizuar të gjithë transportin publik në Tiranë, nga mjete me naftë dhe ndotëse të ambientit, në mjete tërësisht elektrike dhe ekologjike. ?Ne kemi mbaruar me sukses testimin e autobusit elektrik në Tiranë dhe ky është një rast tjetër për t?u bërë apel të gjitha kompanive që janë sot operatorë, të fillojnë dhe të bëjnë porositë e tyre për autobusët elektrik. Ky është një apel për kompanitë që nuk ofrojnë shërbime në Tiranë, nëse kanë autobusë elektrikë qoftë me qira apo në pronësi dhe duan të vijnë të marrin një licencë në qytetin e Tiranës, ne automatikisht do t?i japim prioritet dikujt që sjell autobusë elektrikë krahasuar me dikë që ka autobusë me naftë?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.