Përkujtohen viktimat e Holokaustit në Bunk’art 2, koordinatori i OKB-së: Shqiptarët shembull

Report TV 2019-01-31

Views 0

Nga Valeria Dedaj

?Duke kujtuar të tjerët, kujtojmë veten?. Gjatë krimeve të Holokaustit shqiptarët nuk qëndruan indiferentë. Por mbajtën anën e të drejtës, të të gjallëve. Për këtë në nderim të viktimave të Holokaustit në sallën e mbledhjeve në Bunk?art 2 u bën bashkë përfaqësues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, historianë, por edhe familjarë të atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zëvendësministrja për MEPJ, Artemis Malo u shpreh se institucioni që ajo përfaqëson e ka kthyer përkujtimin e kësaj dite, jo thjesht një shënim, por në një aktivitet tradicional, që synon çdoherë të transmetojë disa mesazhe në publikun e gjerë.

?Jo pa qëllim është përzgjedhur ky vend për përkujtimin e Holokasutit, jo vetëm se Bunkeri, sepse vet bunkeri në hyrje të Bunk?art është inspiruar nga Yad Vashem në Izrael, por sepse mesazhi që përcillet nga gjithë kjo atmosferë është vuajtja, humbja e jetëve edhe përdhosja e dinjitetit nga regjimet totalitare,? -tha Malo.

Koordinatori rezident i OKB-së, Brian Williams dhe zëvendësambasadorja e Izraelit, Liora Peleg e konsiderojnë të jashtëzakonshëm kontributin e shqiptarëve ndaj hebrenjve

?Për t?i bërë ballë perceptimit të tjetrit, ne duhet që të ndihmojmë për të kaluar drejt së vërtetës. Dëshiroj të cilësoj edhe një herë se si shqiptarët gjatë holokaustit ndihmuan hebrenjtë. Shqipëria nuk ka dorëzuar asnjë hebre tek nazistët, kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Në botë duhet që të bërtasim me sa kemi mundësi për të treguar këta shembuj,? - u shpreh koordinatori i OKB-së.

Share This Video


Download

  
Report form