http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, sipas të cilit Greqia ka përfituar 12 milje detare gjatë negociatave me palën shqiptare, analistit Skendër Minxhozi i duket më tepër si përpjekje për hedhur tymnajë mbi një ndër pikat më të forta të bisedimeve.
E duke u nisur nga kushtet kur ende nuk ka asgjë zyrtare, apo një draft teknik ku palët të punojnë, për Minxhozin, Kotzias po luan në politikën e brendshme greke.
Në një klimë kur çdo fjalë rendon mbi temën e nxehtë të përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare po tregohet e matur.
Në negociatat me Greqinë, ekzekutivi shqiptar mbetet i bindur se gjithçka nis nga e para, pasi marrëveshja mes dy qeverive në vitin 2009, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.