Balla dhe Bumçi, s'ka deklaratë të përbashkët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është rikthyer edhe njëherë historia e takimeve ndër-parlamentare BE-Shqipëri që përfundojnë pa një deklaratë të përbashkët për shkak të mungesës së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe pse europarlamentarët në takimin e 13 marsit në Strasburg i lanë mundësi palës shqiptare të negocionte një dokument në Tiranë konsensusi nuk u arrit. Dy negociatorët Taulant Balla nga PS dhe Aldo Bumçi nga PD kanë dale para medias për të akuzuar rivalet politikë për prishje të konsensusit.Që prej ardhjes në pushtet të së majtës, maxhoranca dhe opozita arritën të miratonin një deklaratë të përbashkët në takimin e tetorit të 2013, por konfliktualiteti politik pengoi arritjen e konsensusit në takimin e radhës.

Share This Video


Download

  
Report form