http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas gati 6 vitesh Galeria Kombëtare e Arteve çel një ekspozitë me skulptura, duke vërtetuar kështu krizën e kësaj gjinie kaq të vështirë e të nënvlerësuar të artit figurativ në vend. Institucioni ka hapur kështu dyert për artistin Ilirian Shima, i cili jeton në Greqi që pas viteve '90 dhe është i njohur nderkombëtarisht për veprat e tij. Ekspozita me mbi 40 vepra ndahet në disa cikle, por titulli i eventit "FaraJon" lidhet pikërisht me një pjesë të këtyre skulpturave të cilat provokojnë pasi organet seksuale Shima i ka shndërruar në vepra arti për të dhëne një mesazh, atë të gjenezës. Mermeri, druri, guri dhe bronzi janë materialet me të cilat skulptori modern ka krijuar veprat e tij. Një prej tyre, kjo e titulluar "Briharpa" i ngjan me shumë një instalacioni pasi vepra përbehet nga druri, telat dhe autoparlant nga ku dëgjohet një muzikë e kompozuar enkas për krijimin. "Farajon" do të qëndrojë në Galerinë Kombëtare deri më 22 Qershor.