Report TV - Braçe në '45 Minuta': Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend

Report TV 2018-05-11

Views 0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, deklaroi se pista e aeroportit të Vlorës do të jetë më e madhe se ajo e Rinasit. Braçe zbuloi detaje të reja mbi këtë nismë të qeverisë në emisionin '45 minuta' të gazetarit Denis Minga, në Report TV. Në përgjigje të akuzave të opozitës se pas kompanisë qëndron Presidenti turk Erdogan, ai tha se ?Nuk mendoj që ndërtim i aeroportit është gjeo-politik, është ekonomi?.

Kjo temë ka hapur një debat politik, ku sot në Komisionin e Ekonomisë anëtarët e PD dhe LSI dolën kundër, duke e cilësuar këtë vendim të qeverisë një vjedhje të madhe. Deputeti socialist komentoi edhe çështje të tjera të aktualitetit politik duke filluar nga negociatat me Greqinë, skandalin me naftën, por edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit në datë 7 shkurt.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS