Ora News - Aeroporti i Vlorës, Rama: Do hapë mbi 1 mijë vende pune

Ora News Lajme 2018-06-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama, para qytetarëve të Vlorës ku prezantoi projektet për këtë qytet, u ndal tek ndërtimi i aeroportit, duke theksuar se ai do t'i jap një shtysë të madhe zhvillimit ekonomik, jo vetëm në këtë zonë por gjithë Shqipërinë. Rama tha se vetëm në këtë projekt do punësohen rreth 1 mijë njerëz, ndërsa sipas tij tarifat e fluturimit do të jenë më konkurrueset në rajon.

Edi Rama: "Në muajt në vijim do të fillojmë ndërtimin e aeroportit. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1000 forca pune. Nëse direkt në aeroport do të ketë mbi 1000 punësime, për shkak të aeroportit vlerësohet botërisht se rritja e punësimit është 1 me 27. Ne kemi kërkuar dhe jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës, aeroportin me tarifat më të ulta në rajon."

Krahas aeroportit të udhëtarëve Rama tha se ka kërkesë edhe për aeroport mallrash.

Edi Rama: "Ne duam një aeroport që të përpunojë edhe mallra, jo vetëm udhëtarë. Këto janë kërkesat tona."

Duke folur për punësimin në vend, Kryeministri tha se vetëm në periudhën mars-maj 2018 janë bërë 10 mijë punësime të reja. Për pagat dhe informalitetin, ai kishte një paralajmërim për kompanitë.

Edi Rama: "41% e të punësuarve në kompanitë e mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër, nuk është e vërtetë. Nuk ka ekonomist, financierë, inxhinierë dhe të tjerë të kësaj kategorie që punojnë në kompanitë e mëdha dhe marrin 300 mijë lekë. E vërteta është se kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat."

Në Vlorë kryeministiri Edi Rama, u prit me protesta të organizuara nga partia demorkatike ku qytetarët mbanin në duar pankarta me mbishkrimin, ?Edi Rama është peshku i madh?. Protestuesit kanë tentuar që të bëhen pjesë e aktivitetit të organizuar nga kryeministri, por nuk u lejuan nga garda dhe policia.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aeroporti-i-vlores-rama-do-hape-mbi-1-mije-vende-pune

Share This Video


Download

  
Report form