Tiranë, Report TV në vendin ku u vra Devi Kasmi, autori i dyshuar Domart Konjari

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE - Domart Konjari i liruar dy vite më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkelje procedurale edhe pse rezultonte i dënuar në Francë me 10 vite burg, është shpallur në kërkim për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi, ngjarje e ndodhur natën e kaluar në kryeqytet. Domart Konjari ka qenë i dyshuar për tetë vrasje si dhe trafik të lëndëve narkotike, por Gjykata shqiptare e liroi me pretendimin se ishin shkelur procedurat. Prej dy vitesh Konjari është në kërkim ndërkombëtar pas pas mbledhjes së provave shtesë në ngarkim të tij.

Policia po heton konfliktet e vjetra të bandave të Tiranës, por edhe trafikun e kokainës. Devi Kasmi, u ekzekutua me 9 plumba në rrugën "Petro Cani" në kryeqytet, pranë banesës së tij. Ai njihej më parë si mik i Franc Konomit, i vrarë në verë të vitit 2010 në kryeqytet.

Share This Video


Download

  
Report form