Ora News - Korçë, 35-vjeçari u vra pas një sherri në lokal, ja autori i dyshuar /EMRI

Ora News Lajme 2019-01-18

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Zbulohen detaje të tjera për vrasjen e 35- vjeçarit në Korçë. Bëhet fjalë për Altin Balliun, i cili u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar rreth 20 persona, ndërsa si autor i dyshuar i ngjarjes është Olger Mustafaraj.

Sipas policisë viktima ka qenë brenda një lokali, bashkë me disa persona të tjerë. Fillimisht sherri ka nisur verbalisht në tavolinën ku ndodhej autori. Pas disa minutash dy personat janë përleshur fizikisht dhe kanë dalë jashtë.

Më pas e ka qëlluar me armë zjarri me një plumb në sy, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërsa mësohet se makina luksoze e viktimës është me targa AA 947 VA.

Shkak i sherrit dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit për motive banale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-korce-zbulohet-emri-i-viktimes-autori-e-qelloi-dy-here

Share This Video


Download

  
Report form