“Komisioneri i informimit shkeli ligjin” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioneri për të drejtën e informimit ka shkelur afatet për sa i përket informacionit të kërkuar nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar vetingun.



Sipas kryetares Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit si një nga organet monitoruese të procesit ende nuk ka marrë një përgjigje, ndërsa diçka e tillë do të ndiqet dhe në gjykatë.



Përfaqësues të Komitetit thanë se një tjetër problematikë është ngritja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.



Në raportin e gjetjeve mbi situatën e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë vitit 2017, kritika ka dhe mbi ngritjen e institucioneve të vetingut. Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, komisionet parlamentare ngritën pyetje paragjykuese dhe të njëanshme ndaj kandidatëve duke i vënë ata nën presion politik.

Share This Video


Download

  
Report form