http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Venecias i ka dhënë fund betejës ligjore kundër 30 qershorit duke rrëzuar Presidentin e Republikës Ilir Meta dhe vendimin e tij për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale.Vizion Plus ka siguruar opinionin paraprak te eksperteve te Venecias i cili ve ne dukje se kreu i shtetit nuk ka kompetence te anuloje datën e zgjedhjeve.Ne konkluzionet e raportit te Venecias vihet ne dukje se ?- i vetmi rast për te cilin Presidenti mundet te anuloje zgjedhjet lokale është situata emergjente, por edhe ne këtë rast duhet vepruar ne përputhje me parashikimet ne ligj.- Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas behet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedure qe normohet nga Kushtetuta. Ne rastin e anulimit te zgjedhjeve te 30 qershorit, kjo procedure nuk është respektuar. Vene ne dukej ekspertet e Venecias transmeton Vizion Plus.Për me tepër Komisioni i Venecias thekson se - Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për te krijuar zgjidhje ligjore Ad-Hoc.Venecia ve ne dukje se - Anulimi i zgjedhjeve, ne mungese te aplikimit te mekanizmave te parashikuar me ligj, ka ndikuar ne mënyrë jo proporcionale ne te drejtën e zgjedhësve për te zgjedhur.Gjithashtu sipas Venecias - Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta.Ekspertet e Venecias janë te qarte kur deklarojnë se - Presidenti e kaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato.Por nëse ekspertet e Venecias nuk hezitojnë te theksojnë se anulimi i datës se zgjedhjeve është ne tejkalim te kompetencave, te presidentit, për çështjen e shkarkimit te kreut te shtetit ata ia lënë ne dore parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese.Opinion i eksperteve te Venecias thekson se është kompetence e Kuvendit dhe me tej e Gjykatës Kushtetuese te përcaktojë nëse kjo shkelje është e rende apo jo.Sipas Venecias - Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyre zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar ne baze ligjore te posaçme. Ne opinion jepen një seri elementesh për te përcaktuar rendësinë e një shkelje kushtetuese. Nisur nga këta elemente, shkeljet mund te mos jene mjaftueshëm te natyrës se rende, por edhe nëse janë te tilla, nisur nga kompetencat qe ka seanca plenare e Kuvendit për te respektuar qëllimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancën, është ai organi qe i merr ne konsiderate te gjithë sa me sipër per te vendosur shkarkimin e Presidentit.