Report TV - Rilindja Urbane në Prrenjas, kryebashkiakja e LSI-së: Faleminderit qeverisë

Report TV 2018-05-11

Views 1

Ministri Financave Ahmetaj, deputeti i PS Taulant Balla dhe deputeti i Prrenjasit Nuri Belba kanë inspektuar punimet për Rilindjen Urbane të Prrenjasit, investim i qeverisë me vlerë rreth 80 milionë lekë.

Gjatë inspektimit balla është shprehur se, ?krahas këtij investimi shumë të rëndësishëm që është në vijim, dua të them që Bashkia e Prrenjasit është përfituese edhe e një projekti shumë të rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Financave dhe Qeverisë Italiane për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore dhe shndërrimin e saj në një qendër multidimensionale,përfshirë këtu edhe një bibliotekë të munguar për qytetin?.

?Ndërkohë që jam shumë krenar që Rrajca është përzgjedhur një prej 100 fshatrave të cilët do të jenë model i zhvillimit shumëplanësh, po të kemi parasysh atë infrastrukturor, por edhe kulturor për atë ç?ka përfaqëson Rrajca në Shqipëri?- u shpreh Balla.

Share This Video


Download

  
Report form