Kantierët e Rilindjes Urbane përfshinë edhe Librazhdin. Qendra e qytetit, është rikonstruktuar duke u kthyer në një hapësirë më të dobishme për qytetarët.
Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Kastriot Gurra, deputetët Taulant Balla, Evis Kushi, Musa Ulqini dhe Anastas Angjeli ishte për të inspektuar punimet.??
?Është ridimensionuar i gjithë sheshi, madje çfarë ka qenë nuk ka lidhje fare më. Ndriçimi, gjelbërimi është bërë nga e para, pllakat e gurit janë të vendosur nga fillimi,? tha kryetari i bashkisë Kastriot Gurra.
Një proces i pandalshëm dhe i shëndetshëm i zhvillimit urban, e quajti Kryeministri, që do të shtrihet nga qendra drejt periferisë dhe njësive administrative.
?Ky është një rezultat konkret i punës së mirëmenduar, jo vetëm projekte, por projekte me një strategji të qartë për t?u shtrirë nga qendra drejt periferisë dhe nga çdo periferi drejt njësive administrative.