Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Efektivë të batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe batalionit ?Komando?, të Forcës Tokësore i janë përgjigjur menjëherë situatës së Emergjencave Civile, të krijuar nga një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë që në orët e para të mëngjesit, një masiv pyjor në fshatin Rrajcë në Prrenjas.
Trupat janë nisur nga Tirana që orën 04:00 dhe kanë nisur menjëherë operacionin për fikjen e flakëve.
Terreni i thepisur malor, ka rritur shkallën e vështirësisë së kryerjes së këtij operacioni, megjithatë trupat e Forcës Tokësore, janë ende në terren duke punuar për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen totale të tyre.
Në ndihmë të trupave në tokë, Forcat e Armatosura kanë angazhuar edhe një helikopter Cougar të pajisur me kovë të posaçme për shuarjen zjarreve në terrene të vështrira.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon dhe Forcat e Armatosura po dërgojnë të tjerë trupa për të zëvendësuar ata të angazhuar që në orët e para të mëngjesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ushtria-operacion-nga-toka-dhe-ajri-shuarjen-e-zjarrit-ne-prrenjas