Fier, Gjonaj: Në shkurt rezultatet e para nga Vettingu, jo sorollatjeve qytetarëve për shërbimet

Report TV 2018-05-11

Views 0

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes ka zhvilluar takime në qarkun e Fierit ku është shprehur se "nuk do të tolerohet asnjë rast shkelje ligjore, abuzimi me detyrën apo marrje rryshfeti, duke shprehur qartë se do të merren masa disiplinore deri në largime nga puna dhe procedime për ndjekje administrative apo penale për cdo punonjës apo drejtues".

Gjonaj takoi nga afër qytetarët, punonjësit si dhe drejtuesit e ZVRPP-ve, ALUIZNI-t, Përmbarimit Shtetëror, Shërbimit të Provës dhe Burgjeve në Lushnje në Fier dhe Mallakastër, ku u njohë me problematikat kryesore.

Ministrja vuri theksin tek prioriteti i qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë për ofrimin e shërbimit ndaj qytetarit brenda afatit të caktuar kohor jo me shumë e 10 ditë nga paraqitja e ankesës.

Share This Video


Download

  
Report form