Ora News - Gjonaj: Rezultatet e para nga Vettingu në muajin shkurt

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha nga Fieri se sa më shpejt që të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë, aq më shpejt do të nisë puna për zbatimin e plotë të kësaj reforme. Në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes , Gjonaj prezantoi prioritetet e qeverisë shqiptare në Reformën në Drejtësi.

Gjonaj: Mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandidatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja. Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetët e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë. Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj transparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë.

Ministrja nënvizoi vëmendjen që qeveria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë i kushtoi zgjedhjes së drejtuesve të rinj në krye të ALUIZNI-t dhe ZVRPP-ve. Me fokus përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë me qëllim rritjen e profesionalizmit, Gjonaj tha se përmes një procesi transparent dhe meritokratik, në krye të këtyre zyrave janë vendosur njerëz me integritet të lartë dhe që kaluan me sukses procesin e Vettingut.

Gjonaj: Ministria e Drejtësisë me shërbimet që ofrojnë institucionet e saj ligjzbatuese të varësisë ka marë një sërë masash dhe ka krijuar një sërë procedurash të reja për rritjen e profesionalizmit të stafit që ushtron detyrën në këto institucione. Dhe kjo u bë pikërisht për herë të parë me përzgjedhjen e drejtuesve të ZRPP-ve, ku për herë të parë u bë një konkurs dhe një testim me shkrim. Ku për herë të parë gjithë diskrecioni i Ministrit për të emëruar drejtuesit i kaloi një procedurë të normuar nëpërmjet komisioneve, apo nëpërmjet komiteteve të ngritura që çuan deri në fund këtë proces. Dhe në fund Ministri emëronte dhe firmoste atë kandidat që kishte dalë nga e gjithë kjo procedurë kompetitive, meritokratike dhe shumë transparente.Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme për t?u theksuar se këta njerëz janë të skanuar, me një integritet të lartë moral, por përveç kësaj janë perosna që janë skanuar edhe për rekordet kriminale. Ato histori të që dëgjonim më parë, me procese gjyqësore të hapura dhe me rekorde kriminale, me dënime për lloj-lloj vepra penale nuk do të ketë. Dhe kjo është arsyeja që të gjithë drejtuesit kanë kaluar në skanerin e organeve ligjzbatuese dhe përgjegjëse.?

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjonaj-rezultatet-e-para-nga-vettingu-ne-muajin-shkurt

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS