TIRANE - Protestuesit e opozitës kanë hedhur kapsolla dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministrisë, gjatë protestës së kësaj të shtune për largimin e qeverisë.
Ndërsa Florenc Hoxha, ish-kreu i policisë bashkiake, një prej organizatorëve të protestës, është përfshirë në një incident me një grua të moshuar e cila bëri thirrje kundër protestës, gjatë kohës që po fliste Lulzim Basha. "Po ky pse flet, ky që ka vrarë në 21 janar", u shpreh e moshuara e cila është larguar nga Florenc Hoxha në drejtim të kordonit të policisë. Ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv, duket momenti kur e moshuara tentohet të dhunohet nga mbështetës të opozitës, por merret në mbrojtje nga policia.