Ora News - Incidente në protestë, gurë dhe flakadanë drejt policisë

Ora News Lajme 2018-05-28

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flakadanë, fishekzjarre dhe sende të tjera u hodhën në drejtim të kryeministrisë pasi kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri thirrjen e fundit për të marshuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Markiza, vepra e artit e kryeministrisë u mbulua.

Incidentet zgjatën pak para godinës së qeverisë.

Një zonjë u shoqërua nga policia dhe u largua nga turma pasi shpërtheu në fyerje me protestuesit.

Në orën 12.30 protestuesit u zhvendosën në hapësirën midisi Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportëve.

Hoqën hekurat e rrethimit ku punohej në sheshin Skëndërbej dhe i përdorën ato për të çarë rrethimin me policinë.

U shtuan masat, kordonët e sigurisë ishin tashmë me efektivët e FNSH, dhe reparti Renea.

Deputet demokratë bën thirrje për qetësim të situatës, por turma vështirë të menaxhohej. Pati përplasje mes protestësve dhe efektive të policisë.

U lënduan qytetarët, një gazetar dhe dhe efektivë të policisë.

U thirr ambulanca disa herë.

Basha marshoi sërish, këtë herë për të kërkuar tërheqjen e protestuesve dhe shpërndarjen e tyre.

Disa protestues refuzuan të largoheshin.

Pas dy orëve, pra rreth orës 13:00 protesta përfundoi dhe qytetarët u shpërndanë në mënyrë paqësore.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tensionohet-situata-protestuesit-hedhin-gure-drejt-ministrive-dhe-bashkise

Share This Video


Download

  
Report form