Report TV - Protesta e opozitës, hidhen tymuese drejt kryeministrisë

Report TV 2018-05-28

Views 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ajo e LSI, Monika Kryemadhi, aleatët e forcave të tjera dhe mbështetësit kanë marshuar fillimisht në drejtim të Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Aty ka qenë edhe pikënisja e protestës e cila më pas u zhvendos përpara Kryeministrisë. Basha eci në këmbë nga selia blu i shoqëruar nga dhjetëra mbështetës, të cilët iu bashkuan në "Bulevard" edhe kryetarja e LSI, Kryemadhi me simpatizantët e saj.

Që në nisje të protestës, disa mbështetës të opozitës kanë hedhur tymuese dhe flakadanë në drejtim të Kryeministrisë, të cilat u përsëritën edhe në mbyllje të protestës nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu drejtua protestuesve në një fjalim 30 minutësh, duke akuzuar qeverinë si të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Basha tha se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është përplasje mes qeverisë dhe maxhorancës, por mungesa e demokracisë dhe rënia e shtetit të së drejtës.

Share This Video


Download

  
Report form