Report TV - Ja skema sesi 6 biznesmenët e arrestuar vodhën 9 mln $ nga TVSH

Report TV 2018-05-10

Views 2

Një ditë pas arrestimit të 6 biznesmenëve për shkak se kanë mashtruar me faturat e TVSH-së, zbardhen detaje të reja nga kjo skemë. Report TV mëson se 11 biznesmenë kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje.

Kreu i kësaj skeme është Sokol Lami, i cili është shpallur në kërkim nga Policia. Nga dëshmitë e biznesmenëve të arrestuar ka rezultuar se Lami i ka kontaktuar duke i mashtruar se do u gjente punë. Sokol Lami u ka marrë dokumentet e identifikimit dhe i ka çuar para një noteri për të firmosur prokura. Më pas në emrin e tyre ka regjistruar biznese. Disa nga të arrestuarit kanë qenë në punët e tyre, ku njëri prej tyre merrej me shitjen e bananeve në rrugë.
Më pas Sokol Lami plotësonte faturat e TVSH-së ne emër të biznesmenëve, sikur kishin kryer blerje të ndryshme me njëri-tjetrin, por në realitet nuk kishin bërë asnjë shkëmbim tregtar. Më faturat fiktive, ai i dorëzonte te Drejtoria e Tatimeve ku merrnin rimbursimin prej 20% të TVSH-së për ccdo blerje që kishin kryer.

Share This Video


Download

  
Report form