Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë biznesmenë u arrestuan mbrëmjen e të mërkurës me akuzën se kanë kryer një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-në përmes falsifikimit të faturave.
Arrestimet janë kryer nga njësia Task Forcë e prokurorisë së Tiranës dhe policia e shtetit ndërsa pesë biznesmenë të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipërmarrësit Shkëlqim Hasani, Ruzhdi Murataj, Bujar Murataj, Indrit Sulaj, Dhimitraq Çelo dhe Nevruz Lami janë dërguar në ambientet e paraburgimit në polici bazuar në vendimet e dhëna nga gjykata në mungesë.
Dëmi i shkaktuar shtetit nga aktiviteti kriminal i 11 biznesmenëve llogaritet në vlerën 9 milionë dollarë ndërsa mësohet se nën hetim janë edhe dhjetëra subjekte biznesi që dyshohet se kanë kryer të njëjtën skemë.
Policia në një deklaratë tha se vepra penale është kryer nga 11 personat duke regjistruar subjekte fiktive pa aktivitet me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH duke plotësuar me to fatura shitje të rreme për subjektet e tjera.
Zbardhja e kësaj skeme është arritur në bashkëpunim disa mujor mes drejtorisë së hetimit tatimor dhe Task Forcës së prokurorisë së Tiranës.
Në pranga përfunduan:
-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë.
-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë.
-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.
-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre dhe për shtetasit:
B.Gj, A.B, E.SH, S.K dhe M.M.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vodhen-9-mln-dollare-me-tvsh-ne-5-biznesmene-ne-pranga-6-ne-kerkim