TIRANE-Më shumë se 2 milionë euro i janë vjedhur shqiptarëve përgjatë vitit 2015, falë mashtrimeve kompjuterike.
Shefi i seksionit të krimeve kompjuterike e kibernetike në drejtorinë e policisë tiranë Artan Dashi në një intervistë për Report TV shprehet se ka pasur raste që një biznesmeni i janë vjedhur deri 850 mijë euro vetëm me një transfertë.
Mashtrimi kompjuterik sipas Dashit vijnë për shkak se biznesmenët shqiptarë kërkojnë të mbarojnë punë shpejt dhe nuk i kontrollojnë faturat, numrat e llogarisë apo çdo të dhënë që duhet të plotësohet para çdo transferte.