Report TV - EKSKLUZIVE/ Ja si u tjetërsua prona e Spitalit Ushtarak dhe u shit për 4 mln Euro

Report TV 2019-05-28

Views 2

Një sipërfaqe toke prej 21.091 m2, që ndodhet brenda teritorit të spitalit ushtarak, është tjetërsuar në mënyrë spektakolare, nga disa persona, ku mes tyre shfaqe dhe emri i biznesmenit Dritan Llanaj që administron kompaninë e ndërtimit ?Mesaplik-05?. Kadri Pazari, Arben Çaçi dhe Dritan Llanaj janë arrestuar nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se kanë kryer vepren penale të ?Pastrimi i produkteve të veprës penale me pasoja të rënda në dëm të shtetit shqiptar dhe viktimës Gazmend Fortuzi, e kryer kjo vepër penale në bashkëpunim.

Nga të dhënat e përfituara deri më tani nga hetimi, ka rezultuar se përfituesit kryesorë të kësaj skeme falsifikimi, janë shtetasit e mësipërm, pasi ata kanë përfituar pronën në mënyrë të paligjshme duke e tjetërsuar më pas me ndihmën e personave të tjerë. Më pas kjo pronë është shitur me një vlerë prej 4 milion euro, dhe mbi bazën e dokumentave të falsifikuara është marë dhe leja ndërtimore nga bashkia e Tiranës.?Ky fakt tregon se kemi të bëjmë me një veprimtari të rëndë kriminale ku brenda ditës kryhen veprime dhe nga akti noterial del se janë dhënë 4 000 000 euro, të cilat nuk dihet origjina e tyre. Pra falsifikohet dokumenta me qëllim për të futur në punë para të cilat nuk i dihet burimi i tyre dhe më pas legalizohen nëpërmjet legalizimit.

Share This Video


Download

  
Report form