Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Gentjan Shehaj, Bledar Celiku dhe Kastriot Skënderaj, janë 5 policët që kanë marrë gradën ?Drejtues i Parë?. Konkursi me shkrim dhe me gojë ka nxjerrë emrat e 5 drejtuesve në radhët e uniformave blu, të cilëve u hapet rruga për të zënë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në garë për të marrë gradën ?Drejtues i parë? ishin 33 kandidatë por në konkursin me shkrim u paraqitën vetëm 28 prej tyre. Testim me shkrim e kaluan 6 kandidatë, të cilët morën më shumë se 70 pikë nga 100 që kishte testi, që mundësonte edhe kalimin në fazën tjetër. Pas testit me gojë këtë gradë e ka marrë Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Gentjan Shehaj, Bledar Çeliku dhe Kastriot Skënderaj.