Të paktën 90 drejtues automjetesh në Tiranë janë ndëshkuar për informalitet në fushën e transportit.
Masat janë zbatuar gjatë kontrolleve në transportin publik në kryeqytet.
Policia bën me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit dhe shkelje të tjera.
Policia bën me dije se janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e kryeqytetit në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.