Ora News - Shpejtësi deri në 195 km/orë, ndëshkohen dhjetëra drejtues mjetesh

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 92 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa 8 drejtues mjetesh janë arrestuar. Në një deklaratë, thuhet se kontrollet me Radar janë zhvilluar thuajse gjatë gjithë orëve të natës nga e premtja deri të dielën për parandalimin e shpejtësisë sidomos në qendra të banuara por dhe në autostradë.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, bëhet me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar posaçërisht:

56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.

Shpejtësia në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë.

Në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, nga 81 km/orë deri në 109 km/orë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shpejtesi-deri-ne-195-kmore-ndeshkohen-dhjetera-drejtues-mjetesh

Share This Video


Download

  
Report form