http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora do të ketë aeroportin e saj dhe Shqipëria, të tretin. Qeveria miratoi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për nisjen e negociatave për ndërtimin e kësaj vepre të rëndësishme.
Bisedimet do të zhvillohen me një konsorcium turk, që aktualisht po ndërton aeroportin e Stambollit, më te madhin ne botë. Ndërkohë që studimi i fizibilitetit i është besuar një kompanie amerikane.
?Kjo ofertë parashikon një investim afro 100 milionë euro. Do të jetë një projekt tërësisht me financim privat. Në vendimin e qeverisë parashikohet të ngrihet një grup me negociatorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të Ministrisë së Financave, por edhe përfaqësues nga institucione të tjera, të cilët në një periudhë gati 90 ditore do të negociojnë detajet e kësaj oferte dhe më vonë do të pasohet me nënshkrimin e kontratave dhe me fillimin e punimeve të aeroportit të Vlorës, i cili do të jetë një aeroport ndërkombëtar?.
Ministri Gjiknuri dha edhe detaje se kur do të nisë ndërtimi i aeroportit, që sipas tij do të ndikojë në zhvillimin e sektorit të turizmit.
?Ky aeroport do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti në një kohë rekord dhe është një vepër që do ta ndryshojë faqen jo vetëm të jugut të Shqipërisë, por Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi alternative fluturimi shqiptarët do të kenë mundësi të kenë një nga aeroportet më të mira në Evropën Juglindore dhe turizmi shqiptar do të marrë një hov të jashtëzakonshëm?.
Por ky nuk do të jetë i vetmi aeroport i ri, tha ministri Gjiknuri.
?Qeveria shqiptare është duke punuar intesivisht edhe për krijimin e akseseve të tjera dhe vënien në funksionim si të aeroportit të Kukësit, që ne shpresojmë që shumë shpejt të kemi një zgjidhje optimale dhe për të. Por njëkohësisht po përfundojmë edhe studimin e fizibilitetit për aeroportin e Sarandës, i cili do të jetë edhe ky një nyje tjetër e rëndësishme turistike?.
Për kryeministrin Edi Rama, ndërtimi i aeroportit të Vlorës, është një zhvillim strategjik. Në një postim në Facebook, ai shkruan se po hidhet një hap i madh me zhvillimin konkret të idesë së aeroportit të ri ndërkombëtar të Vlorës.