Senati italian miraton ligjin e Call Centerave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Senati italian ka miratuar pa ndryshime ligjin per buxhetin e vitit te ardhshëm, pjese e te cilit ishin edhe disa masa ne lidhje me shërbimet Call Center, qe prekin ne veçanti Shqipërinë. Ne fund te muajit nëntor, ligji ishte miratuar ne dhomën e deputeteve dhe kishte si synim kryesor ndalimin e eksodit jashtë Italisë te shërbimeve Call Center, duke vendosur kufizime per vendet jashtë Bashkimit Europian, siç është Shqipëria. Sipas rregullave te reja, nëse nje operator ekonomik italian vendos te dale jashtë vendit, duke e ofruar kete shërbim jashtë Bashkimit Europian, brenda 30 ditëve duhet te raportoje per destinacionin, si edhe numrin e sakte te punonjësve. Ne rast te mosnjoftimit apo vonesave ne njoftim, kompania mund te ndëshkohen deri ne 150 mije euro gjobe. Gjithashtu sipas ndryshimeve qe tashme jane miratuar nga senati italian, subjekti qe ofron shërbimin Call Center, duhet te informoje klientin e tij per vendin e origjinës nga behet thirrja telefonike. Te gjitha këto ndryshime do te hyjne ne fuqi 90 dite pas miratimit te ligjit te buxhetit, pra duke nisur nga kjo e mërkure. I kontaktuar nga Vizion Plus, Gentian Drenova, kryetar i shoqatës se Call Center ne Shqipëri, eshte shprehur se miratimi i këtij ligji është nje lajm shume i keq per kompanitë qe operojnë ne vendin tone. Sipas tij, tashme nje pjese e madhe e tyre kane nisur te eksplorojnë tregje te tjera, ndërsa vete ai keto dite do te udhëtoje ne drejtim te Rumanisë per te vendosur kontakte atje. Në Shqipëri numërohen mbi 800 kompani Call Center me mbi 25 mijë të punësuar. Call Center është sektori i katërt më i madh në vend, përsa i përket numrit të të punësuarve dhe zhvendosja e tyre nga Shqipëria do te sillte nje goditje te rende sidomos ne radhët e studenteve dhe te rinjve, por edhe per mijëra familje shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form