http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Italia është partnerja kryesore e shkëmbimeve tregtare, me 52 % te totalit, kjo situate është e pamjaftueshme per qeverinë shqiptare. Ndaj kryeministri Edi Rama i beri thirrje investitorëve të vendit fqinj qe te vijnë ne Shqipëri per te investuar, kryesisht ne sektorët kyç te ekonomike, turizëm, energji dhe miniera. Përtej programit dhe logjeve ekziston një gatishmëri e plote per te shoqëruar çdo investor te huaj qe kërkon te jete pjese e tregut shqiptare. Modeli i vjetër i rritjes ekonomike nuk funksioni pasi nuk gjeneroi punësim. Ndaj tashme rritja do te përqendrohet tek prodhimi. Ne kemi te dhënë inkurajuese per sektorin e bujqësisë. Nga ana tjetër jemi vendi i dyte, pas Norvegjisë per burime ujore. Gjate nje konference me investitorë Italinë, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri i njohën sipërmarrësit me mundësitë e investimit ne zonat e lira teknologjike qe po krijohen, ne fushen e hidrokarbureve si dhe ne turizëm. Aktualisht ne Shqipëri numërohen 900 kompani italiane te vogla dhe te mëdha qe funksionojnë prej vitesh ne vendin tone. Por per ambasadorin e Italisë, Masimo Gaiani shume te tjerë kane shfaqur interes te vijnë ne vendin tone.