http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Naftëtarët e Ballshit i kërkuan kryeministrit Edi Rama të ndërhyrje në zgjidhjen e dhënies së pagave të prapambetura. Gjatë një videokonference, naftëtarët kërkuan zbatimin e statusit të tyre dhe rifillimin e punimeve në rafineri.
Kreu i qeverisë tha se po punohet me ekspertë vendas e të huaj për të gjetur një zgjidhje për skemën e privatizimit të ARMO, duke mos përjashtuar as shtetëzimin e saj.
Gjatë komunikimit, nuk munguan as batutat mes kreut të qeverisë dhe naftëtarëve.
Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, tha se naftëtarët do të jenë grupi i parë që do të trajtohet me shpejtësi. Ndërkohë që për statusin e naftëtarit, kërkoi që të bëjnë gati sa më shpejt dokumentet përkatëse.