Familjarëve të të vrarëve në protestën e 21 Janarit dhe të gjithë shqiptarëve që përballen çdo ditë me sistemin e drejtësisë, Kryeministri Edi Rama u tha në 7?vjetorin e protestës që la 4 viktima se drejtësia e re po vjen dhe rezultatet do të ndihen që nga muaji i ardhshëm.
?Në shkurt të jeni të sigurt që do të shikon rezultatet e reformës?.
Kryeministri foli për segmente të ndryshme, jo vetëm politike, që po përpiqen me çdo formë të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi.
?Njerëz të fuqishëm, të pasur, botues të dështuar duan ta pengojnë reformën?.
Në fjalën e mbajtur në ceremoni kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, veçanërisht ish?partnerët e LSI ?së.
?4 vjet s?kishte papunësi, s?kishte hashash, s?kishte asnjë përpjekje për të kapur drejtësinë?.
Për hetimet e 21 Janarit, ministrja e Drejtësisë garantoi të afërmit e viktimave se qeveria do të këmbëngulë që ato të përfundojnë.
As këtë 7-vjetor nuk munguan homazhet në bulevard në pllakatin e vendosur për të kujtuar Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn.
Tv Klan